Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Koscielny largohet nga Arsenali

Laureat Koscielny është larguar zyrtarisht nga Arsenali për të kaluar në Francë te Bordeauxi.

Qendërmbrojtësi ka pasur 353 paraqitje për “Topçinjtë” që kur iu bashkua më 2010 nga Lorienti.

Lojtari kishte refuzuar së fundmi të paraqitej për Arsenalin në ndeshjet parasezonale duke kërkuar largimin.

Raportohet se nga shërbimet e tij Arsenali ka fituar rreth 5 milionë funte.