Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koscielny njofton pensionimin nga futbolli

Laurent Koscielny ka njoftuar për pensionimin nga futbolli nëpërmjet një komunikate, derisa e ka mbrojtur veten kundër akuzave për racizëm.

36-vjeçari i kaloi nëntë sezone tek Arsenali para se të largohej nga “revolveristët” në vitin 2019 në drejtim të Bordeauxit në Francë.

Koscielny me Arsenalin e ka fituar tri herë Kupën FA dhe po aq herë Superkupën e Anglisë, apo “Community Shieldin”.