Arsenali kërkon dhjetë milionë euro për të liruar kapitenin Laurent Koscielny, raporton "Evening Standard" të premten, përcjell Koha Ditore.
Koscielny ka refuzuar të udhëtojë me Arsenalin në turneun para-sezonal në SHBA dhe është duke insistuar që të rikthehet në futbollin francez.
Bordeaux, Lyon dhe Rennes kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin.
Mirëpo, skuadrat franceze janë të gatshme të ofrojnë kontratë për Koscielnyn, vetëm nëse ai shkëput kontratën me Arsenalin.
Koscielny ka kërkuar nga Arsenali që të lirohet nga kontrata, e cila i skadon në verën e vitit 2020. Mirëpo, krerët e klubit londinez kanë refuzuar të lirojnë atë.
Ata kërkojnë së paku dhjetë milionë euro dëmshpërblim për qendërmbrojtësin.