Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: KB Bashkimi rikthen Altin Morinën

Altin Morina është kthyer te ish-skuadra e tij, KB Bashkimi.

Këtë e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net. KB Bashkimi thotë se “të tjera lajme të mira” do të ketë.

“Altin Morina rikthehet në folë. Me kënaqësi e bëjmë zyrtare se klubi ka arritur marrëveshje me ish-lojtarin, Altin Morina. Tini nga sot e tutje do të bartë fanellën e KB Bashkimit”, thuhet në postim.