Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Chelsea transferon Barkleyn

Chelsea ka konfirmuar transferimin e mesfushorit anglez, Ross Barkley nga Evertoni.

24 vjeçari ka nënshkruar sot kontratë pesë vjeçare e gjysmë dhe do ta bartë numrin 8, që e mbante legjenda e Chelseat, Frank Lampard, transmeton Koha.net.

Ai është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim.

Raportohet se transferimi i tij i ka kushtuar Chelseat rreth 17 milionë euro. 

Artikuj të ngjashëm