Mesfushori Ross Barkley do ta vazhdojë karrierën tek Aston Villa. Barkley është huazuar tek Aston Villa për një vit nga Chelsea, gjë që e ka konfirmuar ekipi londinez të mërkurën.
Gjithashtu, Villa ka opsionin e blerjes së Barkleyt në fund të këtij edicioni për 21 milionë euro. Barkley 26-vjeçar, tek Aston Villa shihet si përforcim i duhur për mesfushën pasi te Chelsea këtë edicion e kishte konkurrencën e fortë për një vend titullari.
Barkley te Chelsea është transferuar në janar të vitit 2018 nga Evertoni dhe me këtë skuadër ka regjistruar 86 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 11 gola. Barkley ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 dhe për “blutë” e Londrës ka pasur tri ndeshje të luajtura këtë sezon.