Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Atalanta transferon Kjaerin, largon Skrtelin

Atalanta ka konfirmuar transferimin e Simon Kjaerit nga Sevilla, teksa ka zyrtarizuar edhe largimin e Martin Skrtelit.

Mbrojtësi sllovak u largua edhe pse ishte zyrtarizuar te Atalanta vetëm tre javë më herët. Sipas raportimeve, problemet me trajnerin Gian Piero Gasperini quan në largimin e 34-vjeçarit.

Në anën tjetër, danezi Kjaer është huazuar për një vit në Serie A me të drejtë blerjeje.

30-vjeçari më herët ka luajtur në Itali edhe te Palermo e Roma.