KB Rahoveci ka konfirmuar transferimin e basketbollistit Art Hajdari nga KB Peja, transmeton Koha.net.
“Vreshtarët” kanë konfirmuar se ky nuk do të jetë përforcimi i fundit, duke parlajmëruar kështu prurje të reja.
“Pas Arian Qollakut bordi i KB Rahovecit ka kënaqësinë që t’iu njoftojë se ka arritur marrëveshje me basketbollistin tjetër nga Peja, i cili ka mbrojtur ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës, Art Hajdari”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit.