Basketbollistja nga Prishtina, Elektra Zykaj, i është bashkuar skuadrës së Prishtinës (femrat) për sezonin e ardhshëm.
Ekipi kryeqytetas e ka zyrtarizuar Zykajn, me të cilën ka firmosur kontratë njëvjeçare. Për Zykajn që ka bërë karrierë në Shqipëri, kjo do të jetë hera e parë në basketbollin e kosovar.
Krahas Zykajt, Prishtina më herët ka transferuar edhe lojtaren e talentuar Sumeja Kosumi. Zykaj në edicionin e ri, do të jetë basketbollistja e dytë nga Shqipëria te Prishtina pasi më herët ekipi bardhekaltër ka firmosur edhe me Enxhi Xhanajn që ishte pjesë e klubit në sezonin e shkuar. Gjithashtu, Prishtina ka marrë edhe Genta Ismajlin derisa ka konfirmuar Fjolla Ajetin, Besiana Martinajn, Enisa Kamerollin e Era Shatrin.