Portieri i parë i Zvicrës, Yann Sommer, do të mungojë në miqësoren ndaj Anglisë, është bërë e ditur të martën mbrëma.
Ai ka pranuar rezultat pozitiv në testin për koronavirus dhe është izoluar në dhomë të hotelit në Marbella të Spanjës. Sommer është testuar të martën pasdite.
Ndeshja e Zvicrës me Anglinë zhvillohet të shtunën në Wembley.
Javën tjetër Zvicra luan miqësore me Kosovën.
Ndërkohë te Zvicra është kthyer kapiteni Granit Xhaka që mungoi në stërvitjen e së hënës për shkak të një shqetësimi në stomak.
Me Zvicrën tashmë është bashkuar edhe Xherdan Shaqiri.
Artikuj të ngjashëm