Përfaqësuesja e Zvicrës mund të llogarisë në portierin Yann Sommerin, njofton të dielën, “Blick”.
Zvicra luan të enjten ndeshjen e parë kundër Kamerunit në Kupën e Botës në Katar.
Sommer ishte në dyshim për t’u paraqitur në ndeshjen e parë, por ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor.
Zvicra është në grupin G bashkë me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.