Mesfushori Granit Xhaka nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e parë të Përfaqësueses së Zvicrës në prag të ndeshjeve miqësore të këtij muaji.
Zvicra të hënën edhe zyrtarisht e ka nisur grumbullimin në Marbella të Spanjës, ku përzgjedhësi Murat Yakin të hënën e ka mbajtur stërvitjen e parë.
Xhaka mungoi në këtë stërvitje dhe sipas njoftimit, ai do t’i bashkohet ekipit të martën.
Mësohet se Xhaka mungoi të hënën për shkak të një sëmundjeje, por që pritet të jetë i gatshëm për stërvitjen e radhës.
Krahas Xhakës, në listën e përzgjedhësit Yakin për ndeshjet e këtij muaji, janë edhe Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.
Zvicra miqësoren e parë do të luajë në Londër kundër Anglisë më 26 mars, ndërsa tri ditë më vonë në Zuerich do të përballet me Përfaqësuesen e Kosovës.