Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kapiteni Xhaka do t’i mungojë Zvicrës në mars

Granit Xhaka

Granit Xhaka me shumë gjasë nuk do të jetë i pranishëm në grumbullimin e ardhshëm të Zvicrës për ndeshjet miqësore kundër Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut. 32-vjeçari ka marrë leje nga përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin. Kapiteni i Zvicrës së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë. 

Zvicra grumbullohet më 17 mars për ndeshjet miqësore. Ndeshjen e parë helvetikët e luajnë ndaj Irlandës së Veriut më 21 mars, kurse katër ditë më vonë kundër Luksemburgut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pushimi do t’i bëjë mirë lojtarit që mban rekordin për paraqitje te Zvicra, pasi ai ka luajtur 39 ndeshje që nga mesi i gushtit, shumicën e tyre për 90 minuta. Ndeshja e vetme që humbi ishte kundër Spanjës në Ligën e Kombeve për shkak të pezullimit. Hera e fundit që Xhaka nuk ishte në ekipin zviceran të futbollit ishte vjeshta e vitit 20921, kur lëndoi ligamentin”, shkruan “Blick”.

Xhaka për Zvicrën ka shënuar 14 gola në 135 ndeshje. Ai luan rol kyç edhe te Bayer Leverkuseni gjerman.