Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra turpëron në shtëpi Shqipërinë, e mposhtë 4 me 1

Kombëtarja e Shqipërisë te femrat është turpëruar në ndeshjen e parë të grupit 2 kualifikues për Botëror.

Vashat kuqezi janë mundur në shtëpi me rezultat 4:1, shkruan albinfo.ch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brunner, Bachmann, Crnogorceviq dhe Dickenmann realizuan për Zvicrën, ndërsa Lavdije Begolli shënoi për Shqipërinë.

Për Zvicrën në minutën e 46-të ka hyrë në lojë edhe futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili.

Zvicra në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Poloninë, kurse Shqipëria me Bjellorusinë. Të dy këto përballje do të zhvillohen më 19 shtator.

Zvicra ka synime të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, derisa vashat kuqezi shpresojnë të tregojnë paraqitje të mira në këto kualifikime.