Nga ora 20:45 përfaqësuesja e Kosovës në futboll e fillon ciklin e tretë kualifikues për Kampionat Botëror. Kosova përballet me Zvicrën, ndërsa ndeshja zhvillohet në Basel. Çdo zhvillim para, gjatë dhe pas ndeshjes mund ta përcillni këtu

Atmosferë festive në Basel

30 min. më parë / 5 sht 2025 19:45
Atmosferë festive në Basel

Foto: Nikollë Quni

Në Basel, përkatësisht në stadiumin “St. Jakob-Park” dhe përreth tij, atmosfera është paqësore. Kështu ka raportuar gazeta zvicerane, Blick.

Ka mbetur pak më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës.

Tifozët zvicerane, që bënë një marshim prej 1,5 kilometra, tashmë janë në stadium.

Shihen tifozë me fanella të Zvicrës, fanella të Kosovës e madje edhe me fanella të Shqipërisë, shkruan “Blick”.

Avdullahu, dhjetëshi i Kosovës

52 min. më parë / 5 sht 2025 19:23
Leon Avdullahu mberrine ne Kosove

Pamje e shkëputur nga video

Leon Avdullahu në ndeshjen debutuese ndaj Kosovës do ta mbajë fanellën me numrin 10.

Numri 10 vlerësohet më i veçanti në futboll.

Këtë numër në fanellë më herët e ka mbajtur Edon Zhegrova, që mundon sonte ndaj Zvicrës.

Xhaka e udhëheq Zvicrën

55 min. më parë / 5 sht 2025 19:20
Granit Xhaka

Granit Xhaka e udhëheq Zvicrën si kapiten në ndeshjen ndaj Kosovës.

Breel Embolo e Dan Ndoye udhëheqin sulmin e helvetikëve.

Muriqi udhëheq sulmin, debuton Avdullahu

59 min. më parë / 5 sht 2025 19:16
Perfaqesuesja e Kosoves

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka caktuar formacionin për ndeshjen ndaj Zvicrës.  Vedat Muriqi e udhëheq sulmin e Kosovës. Ndërkohë në mesfushë debuton Leon Avdullahu.

Ndeshja Zvicër – Kosovë zhvillohet prej orës 20:45, në Basel.

Aro Muriq është në portën e Kosovës, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda e Leart Paçarada.

Në mesfushë pos Avdullahut starton  edhe Elvis Rexhbeçaj.

Më i avancuar është Muharrem Jashari.

Në krah paraqiten Florent Muslija e Ermal Krasniqi, derisa Muriqi është në krye të sulmit.

Zhegrova përkrah Kosovën

1 o. më parë / 5 sht 2025 19:14
Edon Zhegrova

Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, ka dalë në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës. 

Kosova nga ora 20:45 në Basel luan me Zvicrën në nisje të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

Zhegrova në rrjetin social “Instagram” ka shkruar “Forca Kosova”.

26-vjeçari Zhegrova fillimisht ishte në listën e të ftuarve për dy ndeshjet e këtij muaji, por më pas selektori i Kosovës, Franco Foda, vendosi që mos ta ftojë atë për shkak të lëndimit.

Tifozët e Kosovës arrijnë te stadiumi i Baselit

1 o. më parë / 5 sht 2025 18:39
Tifozët e Kosovës arrijnë te stadiumi i Baselit

Fotografitë: Nikollë Quni

Gjysma e tifozëve në stadiumin e Baselit pritet të jenë përkrahës të Kosovës.

Dy orë pa nisur ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, përkrahësit e Kosovës kanë arritur te stadiumi “St. Jakob-Park”.

Ka pasur një marshim të vogël të tifozëve të Kosovës, njoftojnë mediat zvicerane.

Pamje të tifozëve të Kosovës para ndeshjes me Zvicrën

Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni
Fotografitë: Nikollë Quni

 

Gazeta zvicerane veçon lojtarët e Kosovës ndaj të cilëve helvetikët duhet të kenë kujdes

2 o. më parë / 5 sht 2025 17:49
Kosova

Gazeta e madhe zvicerane, 20 Minuten, ka veçuar katër lojtarë të Kosovës ndaj të cilëve lojtarët e Zvicrës duhet të kenë kujdes. 

Ndeshja Zvicër – Kosovë zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Sipas “20 Minuten”, Leon Avdullahu, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani janë lojtarët ndaj të cilëve futbollistët e Zvicrës duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Për secilin prej tyre gazeta zvicerane ka paraqitur të dhëna se pse janë të rrezikshëm.

Çka duhet për kualifikim në Botëror

2 o. më parë / 5 sht 2025 17:43
Kosova-Armenia

Foto: Nikolle Quni

Kosova është në grup me katër përfaqësuese në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Kualifikimet zgjasin vetëm deri më 18 nëntor.

Përfaqësuesja që është e para në grup në fund të kualifikimeve, kualifikohet direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja që përfundon e dyta luan në plejof, që ofron tjetër mundësi për kualifikim në Botëror. 

Sipas vazove të shortit dhe sipas ranglistës së FIFA-s, Kosova është autsajdere e grupit. Favorite vlerësohet Zvicra, pas saj Suedia e më pas Sllovenia.

Grupi vlerësohet shumë i fortë, por në të njëjtën kohë edhe i hapur. Në të gjitha përfaqësueset kanë theksuar se grupi është plotësisht i hapur.

Kosova e fillon në Basel ciklin e tretë kualifikues për Botëror

2 o. më parë / 5 sht 2025 17:42
Perfaqesuesja e Kosoves

Nga ora 20:45 përfaqësuesja e Kosovës në futboll e fillon ciklin e tretë kualifikues për Kampionat Botëror.

Kosova përballet me Zvicrën, ndërsa ndeshja zhvillohet në Basel.

Stadiumi “St. Jakob-Park” pritet të jetë përgjysmë i mbushur me shqiptarë. Në grupin B janë edhe Sllovenia e Suedia, që po nga ora 20:45 takohen në Lubjanë.

Te Kosova emra të rinj janë Leon Avdullahu e Veldin Hoxha. Selektori Franco Foda nuk mund të llogarisë në lojtarë si Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj e Emir Sahiti.