Me Raphael Varanen e lënduar për disa javë, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka thirrur sërish Kurt Zouman për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.
Varane u lëndua me Manchester Unitedin në duelin kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve të martën dhe pritet të jetë jashtë fushës për një muaj.
Nga ana tjetër, Zouma, i cili luan si qendërmbrojtës te Ëest Hami në Premier League, mund të shkojë në kuotën e 12-të paraqitjeve për “Les Bleus”, kundër Kazakistanit dhe Finlandës.
Bashkëlojtari i tij, Alphonse Areola është po ashtu në listën e Deschampsit. Në mesfushë rikthehet N’Golo Kante dhe do të mungojë Jordan Veretout.
Jashtë listës, Deschamps e ka lënë edhe Anthony Martialin e Unitedit për të liruar vend për Kingsley Comanin. Nuk e ka thirrur as sulmuesin Olivier Giroud, pavarësisht se ai i ka shënuar katër gola në shtatë ndeshje me Milanin.
Në listë janë edhe vëllezërit Lucas e Theo Hernandez.