Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema dhe Varane në dyshim për ndeshjen e parë të Botërorit

Kampionia në fuqi e botës, Franca po shpreson ta ketë në dispozicion sulmuesin Karim Benzema dhe mbrojtësin Raphael Varane për ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Franca përballet me Australinë më 22 nëntor në kuadër të Grupit D, të cilin e përbëjnë edhe Franca e Danimarka.

Si Benzema ashtu edhe Varane nuk janë rikuperuar plotësisht nga lëndimet. Të dy kanë punuar individualisht deri më tani dhe paraqitja e tyre kundër Australisë mbetet në dyshim.

Varane u dëmtua në fund të muajit të shkuar në ndeshjen Manchester United – Chelsea, ndërsa Benzema ka luajtur më pak se gjysmë ore në gjashtë duelet e fundit të Real Madridit.

Në rast të mungesës së Benzemas, atëherë titullar te Franca kundër Australisë pritet të jetë Olivier Giroud.

Artikuj të ngjashëm