Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, pritet të jetë titullar në ndeshjen e Francës kundër Australisë, pasi Karim Benzema ka pësuar lëndim të ri.
Madje, Benzema, fitues i “Topit të Artë”, është në dyshim për të luajtur në tërë turneun.
“L’Equipe” dhe “RMC Sport”, ka shkruar gjatë ditës së shtunë se Benzema është kthyer në stërvitje me shokët e skuadrës, por më pas e ka liruar fushën më herët.
Giroud ka nëntë gola e pesë asistime në 19 ndeshje në nivel klubesh me Milanin në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Me Francën ka shënuar 49 gola në 114 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm