E ardhmja e Romelu Lukakus, mbetet e paqartë.
Së fundmi, sipas medieve angleze, edhe Juventusi ka hyrë në garë për sulmuesin që ishte lidhur vazhdimisht me një kalim tek Interi gjatë kësaj vere.
Por “Zonja e Vjetër” thuhet se ka bërë një ofertë në drejtim të Manchester United, për belgun.
Juventus e ka ofruar sulmuesin argjentinas Paulo Dybala si shkëmbim kokë me kokë me belgun.
Mbetet të shihet nëse Djajtë e Kuq do ta pranojnë këtë ofertë pasi Dybala ka qenë për një kohë të gjatë në listën e dëshirave të klubit anglez.