Sport

Ziyech drejt Serie A

Sulmuesi i krahut, marokeni Hakim Ziyech pritet të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të këtij edicioni për të vazhduar karrierën në Serie A, përcjell “Calciomercato” të premten.

Mësohet se Juventusi dhe Milani tashmë kanë shprehur interesim për shërbimet e Ziyechit, i cili nuk ka arritur të adaptohet në Premier League. Ziyech para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Chelseat nga Ajaxi për 40 milionë euro por nuk ka bindur drejtuesit e klubit anglez me paraqitjet e tij. Ai deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat. Ziyech ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 45 milionë euro.