Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy skuadra nga Serie A pas Ziyech

Chelsea mund ta shesë gjatë kësaj vere Hakim Ziyech. Mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi i krahut mund të largohet nga londinezët pasi nuk ka gjetur hapësira në formacionin bazë të trajnerit, Thomas Tuchel.

Ziyech 28-vjeçar ka luajtur vetëm 589 minuta edicionin që lamë pas në Premier League.

Chelsea për ta liruar sulmuesin po kërkon të paktën 35 milionë euro dëmshpërblim.

Interesim për Ziyech kanë shprehur Milani dhe Napoli.

Ziyech u transferua te Chelsea në vitin 2020 nga Ajaxi për 40 milionë euro.

Ai ka kontratë me londinezët deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm