Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane pritet të marrë drejtimin e gjigantit italian

Zinedine Zidane te Juventusi si pasues i Massimiliano Allegrit. Është kjo ëndrra e Andrea Agnellit e cila nuk duket edhe aq e pamundur për t’u realizuar.

Ajo që e bën si të realizueshëm një operacion të tillë ka të bëjë me fjalët e Zidane, “te Reali i Madridit jam kalimtar. Kam kontratë me klubin deri më 2020 po kjo sdo të thotë asgjë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nisur nga kjo deklaratë dhe nëse kampionati vazhdon me ritmet aktuale lamtumira mund të ndodhë më shpejtë se parashikimet. Vetë Zidane në jo pak raste e ka pranuar se një ditë do të kthehet tek Juventusi, transmeton SS.

Karriera e francezit si trajner nisi me ritëm të jashtazakonshëm, një titull kampion, dy Champions League, Superkupa europiane, Botërori i klubeve dhe Superkupa e Spanjës.

Në pak kohë ka arritur të bëjë gjëra të mëdha. Pikërisht këto tituj kanë bërë që Agnelli të mendojë seriozisht për emrin e tij. Deri më tani dëshira mbetet thjeshtë dhe vetëm në kuadrin e një ëndrre, por fakti është se të dy palët e kanë shprehur hapur dëshirën që një ditë të bashkëpunojnë.