Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: Ndaj Atleticos të luajmë sikur nuk ka ndeshje kthimi

Zinedine Zidane u ka bërë thirrje lojtarëve të tij të Real Madridit që të luajnë “sikur të mos ketë ndeshje kthimi” ndaj Atletico Madridit.

“Los Blancos” sot presin rivalët lokal, para se javën e ardhshme të udhëtojnë për në Vicente Calderon, por trajneri francez ka kërkuar që lojtarët të përqendrohen për ta fituar ndeshjen e sotme.

“E dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje”, ka thënë Zidane në konferencën për media.

“Duhet të mendojmë se nuk ka ndeshje kthimi dhe të luajmë mirë prej minutës së parë e deri te e fundit. Duhet të mendojmë vetëm për sot dhe jo për ndeshjen e kthimit”, ka shtuar ai.

“Fansat do të jenë me ne, ashtu siç ishin vikendin e kaluar. Ata e kanë ndihmuar shumë ekipin, ata janë përparësi dhe na duhen”.