Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se klubi i tij do të vuajë shumë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3 me 0 në shtëpi ndaj Atleticos, por Zidane thotë se në ndeshjen e kthimit do të kenë shumë vështirësi.
“Kur shikojmë rezultatin shohim që kemi bërë ndeshje të mrekullueshme. Megjithatë, kemi edhe ndeshjen e dytë. Do të punojmë shumë të ecim tutje. Do të vuajmë si mysafirë”, ka thënë ai pas takimit