Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone: Respekt për Realin, por më shumë për tifozët tanë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, do ta udhëheqë skuadrën e tij në derbin e 36-të të Madridit, kundër Realit.

Real Madridi tashmë e ka fituar La Ligën spanjolle dhe tekniku argjentinas ka thënë se ka respekt të veçantë për skuadrën, por më shumë i respekton tifozët e ekipit që ai drejton.

“Urime për Real Madridin, futbollistët, stafin drejtues, sepse kanë bërë punë të mirë. Respekt për Realin që është bërë kampion, por ne kemi më shumë respekt për njerëzit tanë, që janë me ne. Këto janë rrugët e jetës. Nuk e di nëse është e njëjta në kampionatet e tjera të botës. Secila shoqëri është ndryshe dhe Spanja bën korridorin për përgëzime. Por, prej nga unë vijë, një gjë e tillë nuk aplikohet”, është shprehur Simeone.

Atletico Madridi e pret Real Madridin në “Wanda Metropolitano”. Ndeshja luhet të dielën në orën 21:00.