Trajneri francez zbulon bisedën me qendërmbrojtësin.
Situata e Raphael Varanes te Real Madridi, mbetet e paqartë, transmeton KTV.
Sipas “AS”, mbrojtësi francez ka shprehur dëshirën të largohet nga madrilenët për të kërkuar aventura të reja.
Por, kështu nuk mendon edhe trajneri Zinedine Zidane.
Ky i fundit ka njoftuar se ka pasur takime me mbrojtësin, por nuk i është kumtuar asgjë.
“Ai është një lojtar i mirë dhe për tetë vjet këtu ka treguar ndeshje të nivelit të lartë.
Edhe
Zidane ka arritur marrëveshje për drejtimin e Francës
Mua nuk më ka thënë asgjë në lidhje me largimin”, deklaroi Zidane.
Interesim për qendërmbrojtësin kanë shprehur skuadra të njohura evropiane si Juventusi, Manchester United, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germaini.