Raphael Varane është duke e konsideruar seriozisht largimin nga Real Madridi, gjatë verës, bëjnë të ditur mediat franceze.
Qendërmbrojtësi ka një lidhje të fortë me trajnerin aktual të madrilenëve, Zinedine Zidane, por pavarësisht kësaj është duke e menduar largimin.
25-vjeçari që është një ndër lojtarët kryesorë te “Mbretërit”, ka kërkuar ta sfidojë veten në një kampionat tjetër.
Për mbrojtësin francez, interesim kanë shprehur dy skuadrat angleze Manchester United dhe Liverpool, që synojnë t’i sigurojnë shërbimet e Varanes.
Artikuj të ngjashëm