Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se është vendimi i tij dhe se Real Madridi nuk do ta bëjë tunelin për Barcelonën në nder të triumfit të titullit, pasi Barça refuzoi të bënte diçka të tillë kur Reali tregoi sukses në Kupën e Botës për klube.
Në Spanjë është traditë që kur ekipi shpallet kampion, para tifozëve të vet, atij klubi i bëhet tuneli për ta përshëndetur suksesin e arritur, por Zidane ka mohuar se do ta bëjë një gjë të tillë, transmeton KTV.
“Nuk do ta bëjmë një gjë të tillë, kaq. Është vendim i imi”, ka deklaruar Zidane, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.
Qëndrimi i Barcelonës në atë se pse nuk e bëri një gjë të tillë kur Reali triumfoi në Kupën e Botës për Klube ka qenë se “Blaugrana” nuk ishte pjesëmarrëse në atë garë.