Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë një lëndim të pazakontë të dielën në barazimin 2:2 ndaj Celta Vigos në La Ligas. Zidane ishte anash fushës kur ndodhi aksidenti fatëkeq. Mbrojtësi i Celta Vigos, Joseph Aidoo po luftonte për top me Toni Kroosin në minutën e 61-të.
Por, ai rrëshqiti dhe në rrotullim e goditi me këmbë në fytyrë Zidanen. Zidane mori një plagë në fytyrë nga goditja. Por, ai shpejt u ngrit në këmbë.
The moment when Ghana defender Joseph Aidoo sent Zinedine Zidane crashing down.pic.twitter.com/GIhMXXwct4
— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) February 17, 2020