Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Araujo lëndohet rëndë pas përplasjes kokë më kokë me Gavin

Barcelona po e mposht 3:1 Celta Vigon në ndeshjen e xhiros së 36-të në La Liga. Por pak para fundit ndodhi një episod mjaft i rëndë.

Mbrojtësi vendas Ronald Araujo u përplas kokë më kokë me bashkëlojtarin e tij Gavi në tentim për ta larguar topin.

Araujo u ngrit menjëherë në këmbë dhe vazhdoi lojën, por pas disa sekondave ra në tokë.

Ai u transportua me ambulancë drejt spitalit, derisa Barcelona ka konfirmuar se lojtari do t'i nënshtrohet analizave shtesë.

https://streamja.com/QOEMX