Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, është liruar nga spitali një natë pas dëmtimit të rëndë në kokë që e pati në ndeshjen e La Liga kundër Celta Vigos, ka thënë klubi të mërkurën.
Barcelona ka thënë se testet e bëra pas përplasjes së rëndë që pati lojtari të martën mbrëma kanë ardhur me rezultat pozitiv dhe e kanë lejuar Araujon të kthehet në shtëpi.
Është dashur ndihma e mjekëve me ambulancë që ta largojnë futbollistin nga fusha që u përplas rëndë të martën në duelin e luajtur në “Camp Nou”.
Ai dhe bashkëlojtari Gavi Paez u goditën kokë më kokë, teksa u munduan ta godisnin topin në minutën e 61-të, në fitoren e Barcelonës 3:1.
23-vjeçari Araujo u duk se është në rregull, por rënë në tokë pasi bëri disa hapa.
Lojtarët e Barcelonës dhe Celtas menjëherë kërkuan ndihmën e mjekëve. Araujo mbeti pa ndjenja për disa momente, derisa mjekët u futën në fushë.
Ai u trajtua për afër tetë minuta dhe më pas futbollisti u fut në ambulancë.
Edhe
Ronald Araujo i shqetësuar, udhëton në Spanjë
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, tha pas ndeshjes se Araujo do të qëndrojë në spital si masë paraprake.
“Fatmirësisht, vetëm u frikësuam”, ka thënë Xavi.
Gavit iu dha asistenca mjekësore po ashtu, por ai vazhdoi të luante.