Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Araujo rikthehet në vikend, pedri muajin tjetër

Te Barcelona kanë marrë një lajm të mirë në lidhje me mbrojtësin Ronald Araujo.

Araujo të hënën i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për lojë këtë vikend.

Ai është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti për më shumë se një muaj jashtë fushe dhe do të aktivizohet ndaj Celta Vigos, ndeshje kjo që luhet të shtunën.

Lajmi për rikthimin e tij është mirëpritur edhe nga trajneri Xavi Hernandez, i cili ka dhënë detaje në lidhje me kthimin edhe të mesfushorit Pedri. Edhe Pedri është i lënduar dhe sipas Xavit do të jetë i gatshëm për lojë pas një muaji. Araujo ka vetëm një paraqitje këtë edicion për Barcelonën, ndërsa Pedri ka dy ndeshje dhe 1 gol të shënuar deri më tani.

Artikuj të ngjashëm