Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: Ende s’ka ardhur momenti i largimit

Rezultatet e këtij sezoni të Real Madridit e kanë vënë në qendër të vëmendjes trajnerin e saj Zinedine Zidane, por që ai vetë deklaron se nuk ka ardhur ende momenti të largohet nga Madridi.

“Është shumë e sikletshme të bësh trajnerin dhe kjo është akoma edhe më shumë kur mban detyrën e trajnerit të Real Madridit. Natyrshëm që do të vijë një moment për ndryshimin, për klubin, për të gjithë ndoshta, por mendoj se ky moment nuk ka ardhur ende për mua”, deklaroi trajneri francez, transmeton KP.

Zidane mori drejtimin e Real Madridit në janar të vitit 2016 dhe nga 127 ndeshje në drejtim ka fituar 90, ka barazuar 24 dhe humbur 16.

Por ajo që është më rëndësishme është fitimi i dy Champions League radhazi, një titull kampion në Spanjë, Superkupa e Evropës, Superkupa e Spanjës dhe dy tituj Botërorë për klube.