Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane do të vendosë për të ardhmen e Iscos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, raportohet se do të marrë vendimin nëse do t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit të pakënaqur Isco.

E ardhmja e Iscos në Bernabeu është në dyshim në muajt e fundit, pasi spanjolli është i frustruar me paraqitjet e pakta në ekipin e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zidane javën e kaluar ka folur për rëndësinë që ka 24-vjeçari në ekip, por lojtari ka paralajmëruar se në fund të këtij sezoni mund të largohet.

Iscos i ka mbetur edhe një vit kontratë me Realin ndërsa drejtuesit e klubit ia kanë lënë në dorë Zidanet që të vendosë për të ardhmen e mesfushorit.