Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi po interesohet për Iscon

Real Betisi ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Iscon, raportoi “Marca” të hënë.

Mësohet se palët tashmë kanë nisur negociatat dhe gjasat janë të mëdha që Isco sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Betisit. Është trajneri Manuel Pellegrini, i cili po insiston në transferimin e mesfushorit 30-vjeçar.

Isco në fund të këtij sezoni do të largohet nga Real Madridi, pasi i skadon kontrata. Betisi tashmë i ka ofruar atij kontratë dyvjeçare me opsionin edhe të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Isco edhe këtë sezon ka pasur hapësirë të vogël te Reali, ku në 15 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar dy gola. Krahas Betisit, interesim për Iscon ka shfaqur edhe Sevilla.

Artikuj të ngjashëm