Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është objektivi kryesor i skuadrës së Juventusit.
Mediat italiane kanë raportuar të premten se trajneri francez mund ta marrë drejtimin e klubit italian pas përfundimit të sezonit aktual.
Drejtuesit e klubit të Juventusit janë të pakënaqur me trajnerin aktual, Andrea Pirlo, që pritet të largohet në fund të edicionit.
Në vend të Pirlos te skuadra italiane e dëshirojnë trajnerin e madrilenëve Zidane.
48-vjeçari ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2022.