Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille nuk arriti ta regjistrojë me kohë Zhegrovën, mbetet jashtë ekipit

Edon Zhegrova nuk ka arritur të regjistrohet si lojtar i Lille. Ai ka mbetur jashtë ekipit për ndeshjen që Lille e zhvillon sonte prej orës 20:45 në udhëtim ndaj Marseille, në kuadër të xhiros së 21-të të Liegue 1 të Francës.

Federata e Zvicrës nuk ka arritur ta konfirmojë transferimin për shkak të pushimit, ndërsa Zhegrovës do t’i duhet ndeshja e ardhshme për të pasur mundësinë e debutimit.

Zhegrova të premten u prezantua te kampioni i Francës, ndërsa të shtunën ishte me skuadrën në stërvitje dhe se është pritur që ai të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Marseille.

Ndeshja Marsille – Lille i takon javës së 21-të të Ligue 1 të Francës.

Artikuj të ngjashëm