Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille pa Zhegrovën kundër Marseilleit

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova nuk do të jetë i pranishëm për duelin që Lille e luan kundër skuadrës Marseille në elitën e futbollit francez.

Lille – Marseille luhet të shtunën në orën 21:00, dhe i takon xhiros së 36-të të Ligue 1 të Francës.

Lajmi për mungesën e Zhegrovës është konfirmuar nga trajneri Paulo Fonseca.

Zhegrova 24-vjeçar, që në 24 ndeshje në të gjitha garat ka katër gola të realizuar e pesë asistime, ka pësuar lëndim në kofshë, në duelin që Lille e fitoi kundër Reimsit 1:0 para dy xhirosh.

Artikuj të ngjashëm