Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova në ekipin e javës në Francë

Sukseset e Edon Zhegrovës nuk kanë të ndalur në Francë. Ai është përfshirë në ekipin e javës në Francë.

Zhegrova fundjavën e kaluar shkëlqeu duke shënuar supergol në fitoren e Lille ndaj Clermontit me rezultatin 4:0. Ai pati edhe një asistim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në total, Zhegrova ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 30 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

24-vjeçari nga Kosova është bërë pjesë e rëndësishme e trajnerit Paul Fonseca. Madje, për disa ndeshje me radhë, është i pazëvendësueshëm.