Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova kthehet titullar te Genku

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka qenë sërish titullar te skuadra e Genkut, që barazoi pa gola në udhëtim ndaj Mouscronit.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 15-të të elitës së futbollit belg. Zhegrova nga fusha u largua në minutën e 61-të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në stol te Mouscroni ka qenë mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda.