Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazim për Zhegrovën në Belgjikë

Mesfushori Edon Zhegrova është paraqitur nga fillimi i ndeshjes që skuadra e tij Genk e barazoi përballë Charleroit me rezultatin 1:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i ka takuar javës së 19-të të elitës së futbollit të Belgjikës, shkruan sot “Koha Ditore”. Nga fusha Zhegrova u largua në minutën e 76-të.

Për 18-vjeçarin nga Kosova ishte paraqitja e shtatë në Belgjikë. Ka arritur të shënojë një gol dhe në një tjetër të asistojë.