Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova nxjerr penallti, Vojvoda fiton

Mesfushori i krahut Edon Zhegrova ka luajtur gjatë tërë ndeshjes te Genku që u mposht në shtëpi nga Kortrijk me rezultatin 3:2.

Ky takim i zhvilluar të shtunën i ka takuar javës 20-të të elitës së futbollit të Belgjikës. Zhegrova 18-vjeçar, në këtë ndeshje ka nxjerrë penallti në minutën e 52-të, shkruan sot “Koha Ditore”. Penalltinë e siguruar nga Zhegrova një minutë më vonë në gol e shndërroi Marcus Ingvartsen. Zhegrova në shtatë paraqitje ka arritur të shënojë një gol dhe të kontribuojë me dy asistime.

Ndërkohë mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda me skuadrën e Mosucrones ka fituar përballë Waregemit me rezultatin 2:1. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës luajti gjatë gjithë këtij takimi të zhvilluar të shtunën.