Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova i gatshëm për lojë ndaj Troyesit

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, do të jetë gati për lojë në duelin e fundit të elitës së futbollit francez për këtë edicion.

Troyesi dhe Lille, skuadra e Zhegrovës, takohen të shtunën nga ora 21:00.

24-vjeçari Zhegrova pati probleme fizike dhe nuk luajti në tri ndeshjet e fundit.

“Edoni është totalisht i gatshëm”, ka thënë trajneri i skuadrës, Paulo Fonseca, në konferencën për shtyp të premten.

“Por do të jetë shumë e vështirë për të që të luajë për 90 minuta”, ka vazhduar trajneri Fonseca.

Zhegrova në këtë edicion me Lillein ka zhvilluar 24 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me katër gola e pesë asistime.