Futbollisti i njohur Mentor Zhdrella nga sot do të jetë pjesë e klubit KF Llapi, transmeton koha.net.
Zhdrella para disa ditësh ka bërë të ditur që nuk do të jetë më pjesë e klubit të Feronikelit.
Ndërsa sot klubi nga Podujeva, KF Llapi, përmes një postimi në llogarinë e vet në rrjetin social ka bërë të ditur se ai do të jetë pjesë e tyre që nga sot.
Aty është shkruar:
“Mirësevjen Mentor Zhdrella!
Zyrtare: Mentor Zhdrella nga sot pjesë e Llapit
Edhe
Najdovski i bashkohet Llapit
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me katër herë futbollistin më të mirë të Kosovës, Mentor Zhdrellën.
Llapi dhe Llapjanët i dinë vlerat e tua, andaj ne prej teje presim shumë në rrugën tonë drejt trofeve!”