Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhalgirisi ndal në barazim Galatasarayn

Kampioni i Lituanisë, Zhalgirisi e ka ndalur në barazim kampionin e Turqisë, Galatasarayn. Ndeshja e luajtur në Vilniues të martën mbrëma përfundoi baras 2:2. I takoi raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Zhalgirisi, që eliminoi në raundin e parë Strugën, kaloi në epërsi i pari në minutën e 48-të me golin e shënuar nga Mathias Oyewusi, kurse më pas Galata realizoi dy herë për epërsinë 2:1.

Golin e barazimit e shënoi Abdulkerim Bardakci në minutën e 75-të, kurse tre minuta më vonë për 2:1 shënoi Halil Dervisoglu. Donatas Kazlauskas shpëtoi nga disfata Zhalgirisin duke shënuar golin për 2:2 në minutën e 92-të. Ndeshja kthyese në Stamboll luhet më 2 gusht.

Artikuj të ngjashëm