Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zëvendësimet ndikuan në fitore sipas Thaqit

Arsim Thaqi, trajner i Malishevës, ka vlerësuar se zëvendësimet kanë qenë vendimtare në fitoren që skuadra e tij e arriti përballë Feronikelit, 6:1.

Thaqi tha se në pjesën e parë u është dhënë hapësirë disa lojtarëve të rinj dhe kjo bëri që Feronikeli t’i sillte probleme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në pjesën e parë rrezikuam me disa lojtarë të rinj. U besuam të luajnë në këtë ndeshje. Ne jemi në nivel më të lartë se Feronikeli marrë parasysh situatën te kjo skuadër. Në pjesën e parë ishim të barabartë, por në pjesën e dytë bëmë ndryshime në formacion dhe kjo ndikoi. Duke kaluar koha, lojtarët e kuptuan se kushdo që është kundërshtar, duhet të jepet më e mira në fushë. Shpresojmë që t’i përmirësojmë gabimet e pjesës së parë për duelin tjetër”, ka thënë Thaqi.

Malisheva në xhiron e 24-rt të Superligës së Kosovës në futboll luan në shtëpi përballë Ballkanit, kurse Feronikeli e pret kampionen në fuqi, Prishtinën.