Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri shënon gol vendimtar në Finlandë

Altin Zeqiri ka shënuar gol vendimtar për skuadrën e Lahtit në Finlandë.

Zeqiri shënoi gol në minutën e 10-t nga penalltia për skuadrën e Lahtit, që në fund fitoi 2:1 ndaj skuadrës TPS. Ishte ndeshja vendimtare që vendoste se cila skuadër do të vazhdojë garimin në elitën e futbollit finlandez për edicionin e ardhshëm.

Zeqiri luajti deri në minutën e katërt të shtesës. Arian Kabashi e kompletoi ballafaqimin.

Arlind Sejdiu u inkuadrua në minutën e 73-t, kurse Hysen Memolla ishte në bankën rezervë. Albijon Muzaci luajti tërë ndeshjen te TPS-ja.