Futbollisti Altin Zeqiri e ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij, Lahti, që pësoi disfatë nga KuPS me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 14-të të elitës së futbollit finlandez. Zeqiri shënoi golin e avantazhit 1:0, derisa luajti deri në minutën e 69-të. Në vend të Zeqirit u inkuadrua Arlind Sejdiu. Po në minutën e 69-të në fushë u inkuadrua edhe Valdrin Rashica. Lahtin e drejton trajneri shqiptar, Ilir Zeneli.
Ndërkohë, Albion Ademi ka luajtur gjatë tërë takimit te Mariehamni që barazoi në udhëtim ndaj TPS-së me rezultatin 1:1. Ademi po shkëlqen këtë edicion