Sulmuesi 21-vjeçar, Altin Zeqiri, që luan me skuadrën e Lahtit në Finlandë, ka thënë se skuadra e Kosovës U21 duhet të jetë më e vëmendshme në fazën e sulmeve.
Kosova U21 të enjten u mposht nga Çekia U21 në stadiumin “Fadil Vokrri” 1:0.
“Kemi krijuar shumë raste, kemi pasur rastet tona, por në finalizim duhet të jesh shumë i vëmendshëm për të shënuar gol. Disa gjëra i kemi bërë mirë sot. Megjithatë, duhet të përmirësohemi për të fituar pas pesë ditëve në Çeki”, theksoi Zeqiri.
Zeqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të në vend të Florenc Hotit.