Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli përfshihet në listën e Reimsit

Trajneri i skuadrës së Reimsit, Oscar Garcia, e ka përfshirë në listë Arbër Zenelin për ballafaqimin kundër Monacos.

Trajneri Garcia kishte thënë në konferencë për shtyp të premten se Zeneli bashkë me dy lojtarë tjerë, nuk janë plotësisht të gatshëm për lojë.

Por, reprezentuesi i Kosovës bashkë me dy lojtarët tjerë, Konan dhe Doumbia, janë në listën e 21 lojtarëve të grumbulluar.

Valon Berisha mbetet jashtë listës për shkak të lëndimit.

Monaco e pret Reimsin të dielën në orën 13:00, në kuadër të xhiros së 26-të të Ligue 1.

Zeneli javën e kaluar u aktivizua në pjesën e dytë me Reims II, për herën e parë pas afër tetë muajsh.